E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vota e diasporës, gazetarja plas skandalin: Emigrantëve ju ka shkuar zarfi me 700 euro

Gazetarja Juela Meçani tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, se shumë politikanë janë duke korruptuar emigrantët, në kuadër të votës së diasporës

Meçani tregoi se në shumë raste, emigrantëve ju kanë shkuar zarfe me 500-700 euro.

Reklamë

Gjithashtu gazetarja nënvizoi se shumë kryetar bashkie nëpër rrethe, kanë korruptuar familje të emigrantëve.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Meçani: Janë bërë presione të frikshme në diasporë.

Borakaj: Edhe me emigrantët?

Meçani: Padiskutim që po. Ata janë në vende që janë në krizë. Njoh shumë njerëz që u ka shkuar çeku me 500 euro, 700 euro. Emigrantët e kanë shumë të lehtë të thonë “po, do t’i jap votën edhe kaq”. Njoh drejtor bashkie nëpër rrethe që kanë korruptuar. Presioni është bërë më i madh. Por, prapë nuk është aq shumë e dëshifrueshme, sepse emigranti mund të gënjejë shumë kollaj, të thotë po, po, por nuk e jep votën. Të përcjell kollaj.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë