E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Vota e diasporës të administrohet nga KQZ”, PS: “OK” propozimit të Celibashit

 Nga Ermal Qori

Qeveria shqiptare është  gati të shtyjë vlefshmërinë e afatit të pasaportave dhe kartave të identitetit për të gjithë emigrantët në diasporë nëpërmjet miratimit të një akti normativ që do t’i mundësonte atyre pjesëmarrjen në votimin e zgjedhjeve të ardhshme të 11-Majit.

Reklamë

“Janë disa hapa procedurialë që duhet të ndiqen, do të shohim fillimisht se sa shtetas do të rregjstrohen në këtë platformë për të parë se sa prej tyre janë pa mjete identifikimi të vlefshme, nëse ka një numër të konsiderueshëm, jam e sigurt që qeveria do të marrë masat e duhura nëpërmjet akteve normative”, tha Elena Xhina, Përfaqësuese ligjore e PS

Në një intervistë për Vizion Plus, Xhina tha se Partia Socialiste bie dakord me propozimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që vota e emigrantëve të administrohet nga KQZ duke e konsideruar këtë veprim më pranë depolitizimit të administratës zgjedhore.

“Është akti më i rëndësishëm për të gjithë votuesit jashtë vendit. Ne si PS jemi dakord që vota të administrohet nga KQZ. Sepse nga ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor ishte pikërisht edhe kjo, pra që vota të numërohet nga një administratë jo politike, kështu është edhe një hap që hidhet drejt depolitizimi të  administratës”, sqaroi Xhina. 

Për përfaqësuesen e Partisë Socialiste vota e diasporës do të ketë një hapësirë të konsiderueshme në ‘hambarin’ e votave të përgjithshme drejt selisë rozë në çastin final të votimit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë