Mbi 1300 turistë, vendas e të huaj, e kanë vizituar fshatin turistik të Voskopojës vetëm gjatë muajit maj.

 

Kjo bëhet me dije nga Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare, e cila i referohet këtij numri vizitorësh në objektet muzeale të këtij fshati me trashëgimi të pasur historike.

 

“Turistët shfaqin interes për të vizituar Voskopojën, për kishat e saj por edhe klimën e veçantë malore e traditat që ruhen në këtë fshat”, tha Gjergji Koki, drejtor I drejtorisë rajonale të monumenteve të kulturës.

 

Voskopoja si fshat i afërt me Korçën e vendndodhje  rreth 20 kilometra, është një fshat që dikur kishte egzistencën e mirëfilltë të një qyteti. Voskopoja konsiderohet si një thesar kulturor që në themelimin e saj, me vlera te veçanta jo vetëm për rajonin e Korçës, Shqipërinë,  por edhe për Ballkanin.

 

Kisha ”Shën Nikolla” , Kisha ”Shën Maria” , Kisha ”Shën Ilia”, Manastiri i ”Shën Prodhromit ”, Kisha  ”Shën Thanasi”, Kisha  ”Shën Mëhilli” ,  janë monument kulture të kategorisë së parë në këtë fshat. Krahas kësaj trashëgimie, investimet në rritje si ato private edhe nga bashkia për infrastrukturën e Voskopojës, e mbajnë këtë fshat në elitën e turizmit rajonal në Korçë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *