Subscribe

Përvec pushuesve që preferojnë plazhin, Korca me fshatrat e saj turistike ofron nje alternative tjeter per keto dite te fundit te gushtit.

Qyetetarë të shumtë që preferojnë natyrën dhe klimën e freskët, me gatimet tradicionale të zones, kanë populluar Voskopojën.

Pushuesit nuk kanë qënë vetëm në fundjave por ka nga ata që kanë kanë kaluar pushime të gjata me familjen.

Manastiri i Shën Prodhomit është një nga vendet më të vizituara, ndërsa në afërsi të tij mund të provosh edhe shëtitjen me kuaj. Por për të apasionuarit pas aventurës, Voskopoja ofron shtigje të shumta malore e vende për të eksploruar:

Por pavarsisht popullimit të muajit gusht, sërisht ky sezon verorë nuk ka qënë në normalitetin e tij të përvitshëm. Bizneset turistike të zonës ankohen për një xhiro disa herë më të ulët se një vit më parë.

Në vitet e fundit zona Pogradec-Korcë është kthyer në destinacionin e preferuar të shqiptarëve, jo vetëm për klimën dhe natyrën por edhe për shërbimin kulinarinë dhe mikpritjen që ofrojnë banorët e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *