Vora është bashkia e vetme në këto zgjedhje të pjeshshmë vendore ku po votohet elektronikisht.

 

Ndryshe nga 5 bashkitë e tjera, procesi i votimit nisi me shumë vonesë në disa vendvotime për shkak të problemeve me pajisjet. Shkak për vonesat është bërë ndryshimi i komisionerëve në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga ana e Partisë Demokratike

 

Teknologjia e aplikuar për të dytën herë radhazi në proceset zgjedhore në vend, duket se ende po shfaq problematika për shkak se zgjedhësit kryesisht të moshuar nuk arrijnë të kryejnë procesin e votimit elektronik pa ndihmën e dikujt.
Janë komisionerët që jo në pak raste, në distancë, kanë ndihmuar votuesit për të shprehur vullnetin e tyre për një ndër kandidatën e subjekteve në garë për këto zgjedhje vendore.

 

Vora numëron 44 vëndvotime ku 30,437 qytetarë me të drejtë vote do të shprehin sot vullnetin e tyre të zgjedhur kryebashkiakun e ri mes 3 kandidatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *