Subscribe

Trafiku i rënduar në rrugën Vorë- Rinas-Fushë Krujë do të zgjasë të paktë edhe një javë.

 

Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë të ditur se një segment i këtij aksi do të hapet në ditët në vijim me qëllim lehtësimin e qarkullimit.

 

Nga muaji shtator Autoritet Rrugor ka nisur ndërhyrjen në këtë segment, i cili është i gjatë afro 12 km, por ky fakt është shoqëruar me një trafik të rënduar jo vetëm gjatë javës, por në fundjave trafiku thuajse paralizon tërësisht qarkullimin.

 

Autoriteti Rrugor i sugjeron qytetarëve që të përdorin rrugën alternative nga Kamza si dhe kthimin nga aeroporti, por pavarësisht kësaj prej dy muajsh qarkullimi në këtë segment është kthyer në një stres për të gjitha ata që vijnë nga veriu.

 

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor ndërhyrja në këtë segment është e plotë pasi rruga është në gjendja të amortizuar. Është parashikuar prishja e shtresave ekzistuese te asfaltit, zëvendësim i nënshtresave si dhe pajisja me sinjalistikë dhe elementet e sigurisë. Investimi është pjesë e projektit për mirëmbajtjen me Bankën Botore dhe kap vlerën prej 5 milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *