Enti Nacional i Italisë për Aviacionin Civil pezulloi ketë të diele licencën e kompanisë së fluturimeve “Fly Ernest”. Nga sot kësaj kompanie, e cila operon edhe në Shqipëri, nuk i lejohet më shitja e biletave.

 

ENAC sqaron se “Fly Ernest” se vendimi për pezullimin do të hyjë në fuqi me datë 13 janar 2020. Sipas njoftimit kompanisë ajrore i është pezulluar licenca për shkak të vonesave të shumta Shqipëri-Itali.

 

“Sipas vendimit të ENAC, edhe pse licenca e kompanisë mbetet në fuqi deri më 13 janar 2020, duke marrë parasysh festat në Shqipëri dhe Ukrainë, “Ernest” nuk do mund të nxjerrë më bileta në shitje. ENAC gjithashtu vlerëson se lejimi i licencës deri në 13 Janar nuk rrezikon sigurinë në operim të kompanisë. Gjatë kësaj kohe, nëse transportuesi siguron elementët e garancisë të kërkuara nga Rregullorja (KE) nr. 1008/2008, që përmban rregulla të përbashkëta për ofrimin e shërbimeve ajrore në Komunitetin Evropian dhe këto elementë vlerësohen në mënyrë të favorshme nga ENAC, masa e pezullimit mund të revokohet. Nga ana e tij, Autoriteti i Avicionit Civil Shqiptar ka vendosur menjëherë kontaktin me autoritetin italian, për të marrë më shumë informacion për situatën e krijuar dhe për planin e kompanisë për mbrojtjen e pasagjerëve që mund të preken.”

 

Pezullimi i licencës erdhi si pasojë e mosrespektimit të normativave evropiane nga kompania e fluturimeve. “Fly Ernest” do të mbahet nën vëzhgim dhe do të monitorohet ENAC.

 

Gjithashtu AAC i bën apel të gjithë qytetarëve që mund të kenë prerë bileta me këtë kompani ajrore, që të konfirmojnë statusin e fluturimit të tyre me kompaninë ose agjencinë e biletës para ditës së fluturimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *