E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Video · Kosova

Vonesa për emrin e kryeministrit, Presidenca nuk e përjashton dërgimin në Kushtetuese

Në Kosovë akoma nuk është arritur që dy forcat fituese në zgjedhje të krijojnë koalicionin qeverisës. Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ende nuk i ka dërguar emrin e të nominuairt për kryeministër, presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

 

Këtë të hënë presidenca ka bërë me dije se për vonesën e dërgimit të emrit, nuk përjashtohet mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese.

 

Reklamë

Sipas mediave në Kosovë, presidenti është i obliguar të ndërmarrë çdo hap të mundshëm të nevojshëm në përmbushjen e detyrimeve të tija, përfshirë edhe sqarimin nga Gjykata Kushtetuese.

 

“Përgjegjësia kushtetuese e presidentit është funksionalizimi i institucioneve. Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”.

Më shumë video

Reklamë