Subscribe

Edhe në këtë sezon veror vonesat në tregun e fluturimeve duket se do të jenë të pashmangshme, në të gjithë Europën.

 

Fluksi i lartë i fluturimeve në sezonin verorë, i cili jo gjithmonë arrin të menaxhohet pa vonesa nga kompanitë ajrore bashkë me grevat e paralajmëruara në disa aeroporte në Europë janë sinjale, që oraret e fluturimeve do të jenë të diskutueshme.

 

“Franca po ka probleme me fluturimet për shkak të një greve aeroportuale. Po ashtu edhe Gjermani, Lufthahansa për shkak të mungesë së stafit. Italia po ashtu ka paralajmëruar greve aeroportuale. Edhe në aeroportin tonë vetëm një kompani ka 11 avionë për të menaxhuar fluksin e lartë, ku mendohet se këtë vit, do të tejkalohet shifra prej 6 mln pasagjerë. Një shifër e lartë për një aeroport të vogël si i yni”,  shprehet Vigan Bujupi ekspert udhëtimesh

 

Për të gjithë pasagjerët që ende nuk i dinë  rregullat  për vonesat që vijnë nga aeroporti ata nuk kanë mundësi të kompensohen për kohën e humbur.

 

 

Nëse vonesat do të vijnë për shkak të kompanisë ajrorë, kompensimi arrin nga 250 deri në 600 euro në varësi të distancave.

 

 

Ekspertët sugjerojnë që pasagjerët të ruajnë faturat për çdo shpenzim ekstra që kryejnë, teksa fluturimi i tyre është në vonesë mbi tre orë në mënyrë që të aplikojnë për kompensim financiarë. Pas pandemisë industria e turizmit po njeh një rritje të vrullshme, ndërsa tregu i fluturimeve nuk po I përgjigjet kësaj kërkese për shkak të ristrukturimeve që bënë kompanitë gjatë vitit 2020, ku u shënuan humbjet më të mëdha financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *