Subscribe

Ministria e Arsimit pranon problemet me vonesat ne shpërndarjen e teksteve shkollore. Shkak për këtë situate qe ndodh çdo fillim shtatori, sivjet është bere pulla e sigurisë se librave. Vonesat e ministrisë per tenderin e pullës pa te cilen nuk mund te tregtohen librat, ka shkaktuar probleme ne shitjen e tyre nga botuesit.
Ky fakt është pranuar nga vete krerët e ministrisë.
Sipas udhëzimit te ministrisë, shpendaria dhe shitja e teksteve duhet te niste ne 25 gusht dhe përfundon nje dite para fillimit te shkollës ne 12 shtator. Botuesit kane afishuar vendet e tregtimit te teksteve qe kryesisht bëhen pranë librarive te shkollave, ndërsa prindërit kane nisur radhët qe nuk dihet sa here do t’i përsërisin, deri ne marrjen e paktës se plote te librave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *