Subscribe

Te përmbyturit e këtij fillim janari duket se do te dëmshpërblehen vitin tjetër. Te paktën kështu po funksionin edhe me ata banore qe u përmbyten ne 2015, per te cilët qeveria thotë se ka vene ne dispozicion rreth 6 mln euro për t’i kompensuar. Ministri i bujqësisë Edmond Panarit sqaron, se fondi është gati dhe pritet qe ky proces te nise se shpejti. Por per Panaritin, zgjidhja afatgjate e këtij problemi nuk është dëmshpërblimi nga qeveria. Sipas tij brenda vitit do te jete gati një ligj, i cili te detyroje bizneset e këtij sektorit qe te sigurojnë aktivitetin e tyre. Këto deklarata ministri i bujqësisë i beri teksa u miratua marrëveshja me Bankën Europiane per Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Ministrinë e Financave lidhur me mbështetjen qe do u jepet femereve per te marre kredi te bute. Behet fjale per skemën, sipas te cilës qeveria do te dale garante per kreditimin e sipërmarrësve te këtij sektori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *