Presidentja e komisionit europian Ursula Von der Leyen  është shprehur  gjatë një interviste  se presidenti  rus  Vladimir Putin  duhet të përballet me Gjykatën Penale Ndërkombëtare, për krimet e luftës në Ukrainë.

 

“Putini duhet ta humbasë këtë luftë dhe duhet të përballet me veprimet e tij, kjo është e rëndësishme për mua. Ne mbështesim mbledhjen e provave me qëllim të procedimeve të mundshme në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kjo është baza e sistemit tonë juridik ndërkombëtar, që ne i ndëshkojmë këto krime. Dhe në fund të fundit, Putin është përgjegjës.”

 

Ndërsa u pyet nëse  ajo mendon se Putin do të dalë ndonjëherë para drejtësisë, përgjigjja e Von der Leyen  ishte:

 

“Unë mendoj se kjo është e mundur.”

 

Ndër të tjera Von der Leyen bëri thirrje  që  të gjitha vendet duhet ti vijnë në ndihmë Ukrainës për tu pajisur me armatime nëse është e nevojshme.

 

“Nëse ata thonë se kanë nevojë për tanke beteje, atëherë ne duhet ta marrim seriozisht dhe t’ua dorëzojmë atyre.” Ukraina e di saktësisht se çfarë i duhet “për të mbrojtur jetën dhe për të mbrojtur veten”.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sapo kanë miratuar zyrtarisht  paketën e re të ndihmës  prej 600 milion dollarësh për Ukrainën. Ajo përfshin  armë, municione, dhe pajisje shtesë. Teksa lufta ne Ukrainë vijon prej 7 muajsh presidenti Volodimir Zelensky njoftoi  të enjten në mbrëmje se është gjetur një varr masiv  në IZium ku u gjenden  400 trupa të ushtarëve ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.