Subscribe

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen vijon turin e saj në vende të Bashkimit Europian.

 

Nga Zagrebi shefja e komisionit deklaroi se  duhet të vendosen ekuilibra mes vendeve të unionit në mënyrë që ky i fundit t’u bëjë ballë me sukses sfidave në të ardhmen.

 

Objektivi im politik është rivendosja e ekuilibrave në BE mes Lindjes dhe Perëndimit, Jugut dhe Veriut, shteteve të vogla dhe atyre më të mëdha, të rinjve dhe personave të brezit të tretë. Bota pret më shumë nga Europa dhe ka nevojë për një zë të fortë europian, që ne mund ta kemi vetëm nëse jemi të bashkuar. Nëse jemi të bashkuar, të përparuar, të fortë, nëse flasim fuqishëm me një zë evropian, ne mund të kemi sukses.

 

Shefja e Komisionit Europian e quajti Kroacinë, e cila u bashkua me BE në 2013, si histori suksesi dhe një model për shumë vende të tjera.

 

Vizita e saj në Kroaci vjen pas takimeve me liderët në Francë dhe Poloni e do të vijojë me takimet zyrtare në Spanjë dhe Itali.

 

Gjermanja Ursula Von Der Leyen ka theskuar se gjatë mandatit të saj do ti jape prioritet politikave të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *