Subscribe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.

 

Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.

 

“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha von der Leyen.

 

Von der Leyen tha se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

 

Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, tha von der Leyen në konferencën për media pas takimit më presidenten Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *