Subscribe

.Kryeministri Edi Rama do të jetë këtë të enjte në Shkodër ku do të zhvillojë takimin e radhës elektoral.

 

Por vizita e Ramës në Shkodër duket se ka shqetësuar kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila një ditë pas përplasjeve me policinë në KZAZ ka nxjerrë një tjetër vendim ku nuk lejon zhvillimin e takimit elektoral të kreut të qeverisë.

 

Përmes një shkrekese drejtuar PS dhe policisë Shkodër, Voltana Ademi thekson se Bashkia në zbatim të dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve nuk e miraton zhvillimin e aktivitetit elektoral të socialistëve në Pedonalen e qytetit.

 

“Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik”, shkruhet në shkresën e Voltana Ademit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *