E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Vokshi: Rama u grabiti studentëve Kopshtin Botanik për ta betonizuar me kullat e krimit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi bashkë me një grup studentësh të shkencave të natyrës, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vendosur t’iu grabisë studentëve Kopshtin Botanik, me qëllim për të ndërtuar kulla dhe për të bërë pastrim parash.

Edi Rama vendosi t’u grabisë studentëve Kopshtin Botanik për ta betonizuar me kulla të tjera ku pastrohen paratë e krimit dhe të drogës. Vendimi i qeverisë kundërshtohet nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Kopshti Botanik prej 15 ha me 2 mijë specie bimësh, është unikal në Shqipëri dhe i shërben kërkimit shkencor. Grabitja e Kopshtit Botanik dhe pronave të Universitetit ishte arsyeja pse Edi Rama tentoi shkarkimin e rektorit Mynyr Koni dhe përfshiu Shullazin për ta eliminuar atë nga gara.

Reklamë

Sipas ish deputetes, modernizimi i Tiranës është thjesht një pretekst, pasi qëllimi i vërtetë i kryeministrit Edi Rama është Pasurimi i oligarkeve.

Edi Rama i ka rrëmbyer Tiranës çdo hapësirë sportive, i ka rrëmbyer çdo park të gjelbër, tani e ka rradhën e Kopshti Botanik. Pra, Erion Veliaj mashtron kur thotë se dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës e ka dhënë miratimin për këtë kalim të pronësisë nga Universiteti i Tiranës, nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë studentët e pranishëm kërkuan që ky vendim të anulohet, pasi sipas tyre cënon rëndë autonominë universitare.

Më shumë video

Reklamë