Check up është një nga koncensionet më të sulmuara nga opozita gjatë viteve të fundit. Partia Demokratike e ka denoncuar atë vazhdimisht duke e quajtur si një aferë të pastër korruptive qe rendon ne xhepat e qytetarëve.

 

Për të folur mbi këtë temë e ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

 

“Ne si Parti Demokratike e kemi denoncuar që ditën e parë këtë koncesion, është në listën e parë të koncesioneve  që PD-ja  do ta anullojë me ardhjen në pushtet, pasi është pasqyra e një qeverisje të korruptuar abusive të cilën nuk e kanë vëmendjen te qytetarët siç pretendon Edi Rama, por e kanë tek miqtë te sponsërët. Është një koncesion që u planifikua dhe u hartua abuziv dhe korruptiv, u tenderua duke shkaktuar dëm buxhetor sepse është zgjedhur kompania me vlerën më të lartë, më një dëm buxhetor prej 20 milionë euro dhe vazhdon të shkaktojë dëme buxhetore çdo vit.”

 

Më poshtë intervista e plotë e Vokshit e dhënë për Vizion Plus;

Zonja Vokshi check up ka katër vite që zbatohet, ju vetë e keni kryer, keni besim në saktësinë e tij?

Jo nuk e kam kryer se nuk kam besim, ne kemi bërë edhe denoncime të herëpashershme, madje vazhdojnë të vijnë ankesa nga qytetarët dhe në kronikën tuaj kishit disa qytetarë, të cilët për shkak të përgjigjes së analizave që janë krejt të ndryshme, nga ato që ato detyrohen që ti bëjnë tek privati, dalin shpesh herë të sëmurë me sëmundje që nuk kanë qenë më përpara. Kjo ka një kosto jo vetëm psikologjike por edhe ekonomike, pasi detyrohen të bëjnë disa herë analizat në klinika private. Çfarë ndodh pasi ato sigurojnë që janë të sëmurë a merr përsipër qeveria që të sigurojë dhe kurimin apo shërimin e tyre në spitale, ta vazhdojë deri në fund një nismë të tillë. Ditët e fundit është bërë denoncimi se sistemi i referimit nëpër spitale ka rënë, spitalet janë të mbushur me pacientë që nuk dinë ku shkojnë mungojnë kurat, mungojnë ilaçet, pra është një gjendje katastrofike. Ne si Parti Demokratike e kemi denoncuar që ditën e parë këtë koncesion, është në listën e parë të koncesioneve  që PD-ja  do ta anullojë me ardhjen në pushtet, pasi është pasqyra e një qeverisje të korruptuar abusive të cilën nuk e kanë vëmendjen te qytetarët siç pretendon Edi Rama, por e kanë tek miqtë te sponsërët.

Është një koncesion që u planifikua dhe u hartua abuziv dhe korruptiv, u tenderua duke shkaktuar dëm buxhetor sepse është zgjedhur kompania me vlerën më të lartë, më një dëm buxhetor prej 20 milionë euro dhe vazhdon të shkaktojë dëme buxhetore çdo vit.

Ju në kronikën tuaj e kishit që kontrolli i Lartë i shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 1.7 milion euro, por që nga marsi 2015 deri në fund dhe për vitin 2016, por mos harroni se tashmë kemi dhe dy vite të tjera dhe ky dëm buxhetor me fatura të dhëna sponserve dhe mikeshës së Ramës me analiza që nuk janë kryer vazhdon të thellohet si abuzim. Vërtet Edi Rama nxorri një tabelë që ju e shfaqët në kronikë, por ai dha vetëm gjysmën e asaj çfarë duhet të tregonte.

Foli për shpifje, por në fakt ai është shpifësi më i madh, ai po shpif po mashtron qytetarët. I ka mashtruar me premtimin shëndetsi falas, po i mashtron me check up që pretendon se është falas, por check up që edhe KLSH e vërteton, që jo vetëm që ju kushton qytetarëve shqiptarë dëme në buxhet, pasi një check up është 15 euro, i kushton buxhetit të shtetit taksave tona, kush nga ne paguan këtë shumë për një check up dhe mendoni se sa shtohet kjo shumë kur pjesa më e madhe e analizave nuk janë të bëra. Vilma Nushi paguhet, por është paguar deri në fund të 2017-ës, shifra që kryeministri i kishte në tabelën e tij, por nuk tha se në 2015 vërtet kanë bërë 244 mijë analiza që figurojnë në letrat e koncesionarit, por që pjesa më e madhe e tyre janë fiktive, pasi në lista figurojnë dhe persona që nuk jetojnë më, apo persona që nuk e kanë bërë kurrë check up. Ai nuk tha se ka bërë vërtet 244 mijë por është paguar për 356 mijë në 2015-ën. Vërtet mund të ketë emra opër 329 mijë por Vilma Nushi është paguar për 475 mijë, pra kemi 420 mijë analiza deri në fund të 2017-ës pa u bërë kurrë.

 

Është një rast unik kur qeveria paguan një punë të pakryer?

Të pakryer dhe KLSH jo vetëm që e ka nxjerrë si shkelje këtë pjesë, por unë kam dokumentat e nxjerra prej saj, ku pjesa tjetër është se Vilma është paguar dhe 20% plus për shërbime mjeksore dhe me ligj ky 20 % i TVSH për shërbimin shëndetsor nuk ekziston, kjo ka shkaktuar edhe një dëm prej 2 milion euro mbi atë që ju folët buxhetit të shtetit. KLSH  ka rekomanduar qeverisë që të ndryshojë kontratën që të mos ketë pagesa për abuzime.

 

Sa u shërben qytetareve të moshës 35 deri 70 vjeç realisht ky kontroll?

Unë nuk mendoj se i ka shërbyer realisht asnjë qytetari shqiptar, sepse sikurse juve e evidentuar dhe në kronikën tuaj askush nuk beson më tek check up, ai tashmë është i dështuar si koncesion. Edi Rama ka shtënguar të gjithë administratën publike, që jo një herë në vit por ta bëjë disa herë në vit, ka detyruar të gjithë familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike që jo vetëm një herë në vit, por sa herë që shkojnë të rinovojnë dokumentat të bëjnë check up. Janë viktimat e dhunës në familje të cilët nëse nuk bëjnë check up nuk marrin mbështetjen e qeverisë, kemi të sëmurët kronik kur shkojnë për të marrë recetat mjeksore pranë mjekut të familjes nuk i marrin kurrë, sepse duhet të bëjnë më parë Check Up, pra ju del llogaria me 1.2 milionshin e Edi Ramës numrat nuk kanë qenë asnjëherë forcë e kryeministrit, sepse përveç ngjyrave të ndezura unë nuk e di se çfarë  ka tjetër talent, numrat jo e jo. Se 1.2 milionshmi nuk është as numri i qytetarëve që kanë besuar tek check up por janë të njëjtët që e kanë bërë disa herë në vit.

 

Si funksionon check up-i në vendet e tjera?

Nuk ekziston një gjë e tillë, ne e kemi denoncuar që ditën e parë, nuk ka asnjë vend të botës, ka pasur disa modele, ka pasur disa shtete që e kanë aplikuar se si do të shkonte ecuria e check në vendin e tyre dhe kanë dështuar, një pjesë e tyre janë rikthyer tek check up që është kryer nga qytetarët, pasi shkaktonte shumë kosto buxhetit të qeverive dhe kostro të madhe finaciare dhe psikologjike çdo individi. Të gjithë shtetet kanë hequr dorë, ky rast është unik në botë

 

A do të kërkoni hetim nga prokuroria?

E kam kërkuar jo njëherë e kam bërë vetë, kam shkuar dy herë e kam kërkuar vetë, herën e parë e mbylli prokuroria, kam dërguar dhe material shtesë për këto që ju sot e kishët dhe në kronikë, kam kërkuar nga prokuroria që të hetojë listën emërore sepse aty ka emra që nuk ekzistojnë, që kanë vdekur. Pra është një listë fiktive përveç parave që mer Vilma për analiza të pakryera ajo merr para dhe për persona që nuk jetojnë më, për persona që nuk e kanë bërë asnjëherë, gjithçka kushton qytetarëve shqiptarë. Edi Ramë nuk e ka vëmendjen tek qytetarët por vetëm tek klientët dhe sponsërët e tij. Pra nëse ai mendon se na e mbyll gojën duke thënë paketa antishpifje paketa antishpifje unë e akuzoj Edi Ramën për mashtrus, është kryemashtrues madje është shpifësi më i madh atëherë le ta miratojë paketën antishpidje dhe unë do të isha shumë e lumtur që të paraqitesha në gjyq bashkë me të gjithë faktet unë jam e sigurt që nëse gjyqet bëhen publike do të dalin të gjitha faktet shpifjet dhe mashtrimet e Edi Ramës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *