Vokshi: Pandemia, prioritet absolut për PD që në ditët e para

Pandemia do të jetë në fokusin kryesor të Partisë Demokratike, sapo të marrë pushtetin.
Diçka të tillë e deklaroi ish-deputetja Albana Vokshi në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.
Ajo tha se PD do të vërë në zbatim planin me pesë pika të propozuar nga lideri i opozitës, Lulzim Basha në shtator.
“Ne e kemi shpalosur në shtator të vitit të kaluar programin për pandeminë. Nuk është zbatuar asnjë pikë e planit kur ne e kemi propozuar. Është një plan emergjent. Ne kemi propozuar masa emergjente për testimin masiv të popullsisë, sot nuk ka testim masiv. Pacientët janë braktisur, qytetarët janë k,ënë në mëshirë të fatit. Ditët e para të qeverisjes që do të kryesohet nga Basha, ne do të merremi me pandeminë, do të jetë prioritet absolut që në ditët e para. Do të reagojmë përkatësisht sipas situatës.”
Prioritet i opozitës, shtoi Albana Vokshi, do të jetë edhe rindërtimi.




