E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vokshi: Në 25 prill ta çojmë Ramën në shtëpi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u kërkoi qytetarëve që në 25 prill të votëbesojnë opozitën. Sipas Vokshit, diçka e tillë është e nevojshme sepse shqiptarët janë në vendnumëro për faj të kryeministrit Edi Rama.

 

“8 vjet e ka lënë në baltë Shqipërinë, ju ka lënë juve në baltë. As shërbimë, pas punë, tani ju grabit dhe pronat me dhunë pa kompensim. Ky kryeministër, nuk ka menduar as për ju që ia keni dhënë votën. Është siç thonë shqiptarët – i mbush xhepat e vet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë. Në 25 Prill të votojmë që ta çojmë Ramën në shtëpi, që të fitoni atë që ju takon. Fëmijët tuaj nuk mund të jetojnë në kushtet e një getoje. Do të nxjerrim Shqipërinë nga kriza dhe do të punojmë për fëmijët dhe të rinjtë që mos largohen nga vendi.”

 

Reklamë

Deklaratat ajo i bëri gjatë një takimi me banorët e njësisë 9 në Tiranë. Qytetarët i rrëfyen Albana Vokshit për problemet me të cilat përballen çdo ditë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë