Vokshi: Më 25 prill të dalim të gjithë për të votuar Bashën

Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi zhvilloi një takim me banorët e Laprakës këtë të enjte.
Duke dëgjuar ankesat e tyre për mungesën e infrastrukturës rrugore, Vokshi akuzoi qeverinë se taksat e qytetarëve i fusin në xhep.
Për këtë arsye, ajo u bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të dalin të gjithë të votojnë për Partinë Demokratike.
“I vjedhin taksat, së përndryshe do t’i kishin investuar për njerëzit. Populli do të dijë t’ua kthejë kusurin më 25 prill. Më datë 25 prill të gjithë të dalim dhe mos të rrinë në shtëpi. Nuk ka më nevojë njeri për një qeverisje që pasurohet vetëm për veten e vet. Sepse e kanë shumëfishuar pasurinë, ja ku e lënë popullin. Më datë 25 prill të votojnë PD me kryeministër Lulzim Bashën për një qeverisje që të jetë për ju, për fëmijët tuaj, për banorët, të jetë për një Tiranë jo kështu si geto, por për një Tiranë që të jetë kryeqytet si çdo kryeqytet i BE-së.”




