E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Video · Politikë

Vokshi – Hajdari, replika e akuza në rrjetet sociale për 2 prillin

Pas kërkesës se Rudina Hajdarit për te mbajtur një minute heshtje ne nderim te 4 viktimave te 2 Prill, ka reaguar ish – deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi.

 

Ajo ka postuar ne Facebook një dokument te firmosur nga Gramoz Ruci, ministër i brendshëm ne atë kohe, theksuar se është turp të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

 

Reklamë

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes Rudina Hajdari e cila po nëpërmjet Facebook, është shprehur se nuk është fyerje por akt dinjitoz.

 

“Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë. Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion. – mbyllet postimi i Ruduna Hajdarit, e cila bën apel për drejtësi për Martirët e Demokracisë

 

 

Më shumë video

Reklamë