Albana Vokshi njëra nga drejtuesit politike të PD në qarkun e Tiranës ishte këtë të martë paraditë më zonën afër Bregut të Lumit, në Laprakë, raporton Vizion Plus.

Sipas saj, braktisja 8 vjeçare e qeverisë për qytetarët pasqyrohet plotësisht në këtë zonë, e për këtë arsye në 25  prill është koha ti thuhet mjaft mashtrimeve, vjedhjes dhe braktisjes.

 

Banorët, thotë PD në njoftimin e vet, i treguan Vokshit, bizneset e falimentuara, gjendjen e rëndë të infrastrukturës, pamundësinë për t’ia dalë me të ardhurat shumë të ulëta dhe papunësinë tek të rinjtë.

 

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë”- u bëri thirrje Albana Vokshi banorëve. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

 

Në takimet derë më derë, zonja Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

 

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton.”- theksoi zonja Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *