E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Politikë

Vokshi: Basha do t’i ketë në mbrojtje gratë dhe vajzat

Ish-deputetja Albana Vokshi deklaroi se me Lulzim Bashën kryeministër, gratë dhe vajzat do të jenë më të mbrojtura.

 

Gjatë një takimi në Durrës, Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se gjatë viteve të tij të qeverisjes, gratë janë ndjerë të dhunuara dhe braktisura.

 

“Gratë sot në qeveri, në administratë, keqpërdoren. Në të vërtetë, në qeverisjen e Edi Ramës gruaja është dhunuar, është braktisur, në të gjitha format e saj. Një raport i huaj jep shifra tronditëse, se në Shqipëri mbi 1 milion gra pësojnë dhunë verbale, fizike, psikologjike, e në mënyrë të përditshme dhunë institucionale. Është tronditëse të shohësh dhjetëra raste në ditë të grave pa asnjë mundësi, asnjë alternativë, pa punë, pa të ardhme. Gratë dhe vajzat shqiptare më 25 prill do të bëjnë ndryshimin, do të votojnë PD, një qeverisje që kujdeset për ta, dhe një kryeministër, z. Lulzim Basha, që do t’i ketë në mbrojtje, për t’u dhënë atë që ju ka munguar, barazinë”, u shpreh Albana Vokshi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë