E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Vokshi: 1 miliardë lekë për inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë për shkollat

Albana Vokshi akuzoi bashkinë e Tiranës dhe qeverinë se kanë dhënë 1 miliardë leke për inceneratorin e Tiranës, por asnjë qindarkë shtesë për shkollat.”

 

Reklamë

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale. 1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.

 

Sipas ish deputetes demokrate me kaq shumë para që janë paguar përf inceneratorët, mund të ishin paguar testet covid dhe sereologjike për mësuesit.

 

Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike.Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë