E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vojislav Sheshel shpallet fajtor, dënohet me 10 vjet burg

Dhoma e Apelit e mekanizmit të tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burg. Prokuroria e Hagës me një aktgjykim të shkallës së parë, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb në mars të vitit 2016. Ai përballej me 3 akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.

 

Megjithatë, Sheshel nuk do të shkojë në burg, sepse ai kaloi 11 vjet e gjysmë në arrest në tribunalin e Hagës gjatë gjykimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë