Drejtori Sportiv i Kastriotit Gazmend Vogli hedh poshte mundësine që presidenti I klubit krutan Alban Vogli të ketë telefonuar dhe ti ketë bërë presion kryeredaktorit të gazetës “Panorama Sport”.

Zyrtari I këtij ekipi shfrytëzoi hapësiren e emisionit “Kampionet” në Vizion Plus për ta konsideruar të gjithë këtë ngjarje një trillium dhe kjo sipas, Voglit është lehtësisht e verifikueshme, mjafton të shihen tabulatet telefonike.

Ai shton se mund të ketë qënë kushdo tjetër që të këtë marrë në telefonin kryeredaktorin Jetmir Halilaj në emer të Alban Voglit, por kurrsesi nuk ka qënë vetë presidenti i Krujës.

 

“ Në raste të kësaj natyre jo vetëm ju si gazetar dhe drejtues I emisionit bëheni pale me kryeredaktorin Halilaj por edhe ne si klub. Pasi bëhet fjale për drejtuesin e gazetës së vetme sportive që pasqyron aktivitet sportive ne vend. Por ju garantoj që askush nga klubi ynë dhe për më teper presidenti Vogli nuk ka marrë në telefon drejtuesin e gazetës. Keto gjëra nuk na shkojnë ne si klub dhe drejtues as për shtat dhe as për hije. Për ne kjo është një ngjarje jo e vërtete ashtu sic janë jo të vërteta akuzat ndaj ekipit tonë për takimin me Tiranën. Kjo është një ngjarje që mund të vertetohet fare mirë nga tabulatet telefonike. Edhe ne si klub do të ndërmarrim hapat tonë ligjore pasi nuk mund të lejojme që të na prishet imazhi pas qëndrimeve te Jetmir Halilit. Duam të zbardhet ngjarja dhe distancohemi plotësisht nga këto ngjarje te pahijshme.

Drejtori krutan sqaron se mes dy personave në qëndër të kësaj historie ka pasur edhe një bisede telefonike.

 

Unë di që presidenti Alban Vogli e ka telefonuar drejtuesin e gazetës dhe I ka kërkuar llogari për pretendimet e Halilit në rrjetet sociale ku akuzohej presidenti ynë për presion. I ka kërkuar takim për të sqaruar problematiken dhe I ka bërë të qartë se nuk ishte ai personi që mund ta kishte telefonuar për ti bërë presion. Nuk e di nëse Jetmiri e ka personale një gjë të tillë, shpresoj të mos jetë kështu. Ama dua ti bëj thirrje dhe ti them Jetmirit se kjo është një ngjarje e pavërtete”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *