E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Vogëlushja 2-vjeçare shpëtohet pas 24 orësh nën rrënoja/FOTO

Ekipet e kërkim shpëtimit në Turqi kanë bërë të mundur shpëtimin e një 2 vjeçarje pas 24 orësh nën rrënoja.

 

Reklamë

Mediat turke raportojnë se ogëlushja gjendej nën rrënoja së bashku me nënën e saj dhe gjatë kërkimeve dialogu i gruas që kërkonte ndihmë nga ekipet e shpëtimit është shumë prekës.

 

“Ndodhemi këtu, po vijmë. Do t‘ju shpëtojmë. Në rregull po vijmë, a më shikoni mua dhe dritën? Në rregull po vijmë. A është fëmija pranë jush? Në rregull po vijmë”, ishin fjalët e shprehura nga ekipet, të cilave gruaja u përgjigj nga nën rrënoja: “Shpejt. Nuk mund të duroj më. Për hir të Allahut na shpëtoni. E shikoj dritën. Shikoni, jam duke tundur dorën time. Ju lutem shpejtoni”.

 

Vogëlushja e shpëtuar nga rrënojat u dërgua më pas në spital nga ekipet e emergjencës 112.

 

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi pjesën lindore të Turqisë humbën jetën 35 persona ndërsa mbi 1.600 të tjerë janë plagosur.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë