Një 2-vjeçar në Britani ka humbur jetën në mënyrë të mjerueshme. Vogëlushi ndërroi jetë nga uria, pasi i ati që jetonte me të kishte humbur jetën më herët nga një atak në zemër.

Young Bronson Battersby u gjet i shtrirë me pizhame pranë babait të tij të vdekur Kenneth, 60 vjeç.

Ngjarja u zbulua nga punonjësi social, i cili më 2 janar bëri vizitën e tij rutinë në banesë, por askush nuk u përgjigj. Po ashtu, ai shkoi sërish më 4 janar në banesën e vogëlushit por askush nuk e hapi derën.

Vetëm me datë 9 janar në vizitën e radhës, punonjësi social lajmëroi policinë që gjeti trupat e pa jetë.

E ëma e vogëlushit, Sarah Piesse, 43 vjeçe, e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një debati me ish-bashkëshortin e saj.

 “Nëse shërbimet sociale do të kishin bërë punën e tyre, Bronson do të ishte ende gjallë. Por ata nuk bënë asgjë. Nuk mund ta besoj.  Ne duhet të jemi në gjendje të mbështetemi te punonjësit socialë për t’i mbajtur fëmijët tanë të sigurt. Kisha rezultatet e autopsisë. Bronson vdiq nga uria sepse babai i tij vdiq. Besohet se babai ka vdekur më 29 dhjetor. Kjo do të thotë se nëse punonjësja sociale do të kishte njoftuar autoritetet kur ajo nuk mori një përgjigje më 2 janar, atëherë Bronson do të ishte ende gjallë”, tha e ëma e vogëlushit./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *