Një 45-vjeçar u arretsua pasi vodhi një automjet tip “BMW X5” dhe u largua me të drejt Shkodrës.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. B., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugën “Shtraus”, Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua pak orë pas vjedhjes, autori i dyshuar i rastit, shtetasi K. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Zejmen. Pasi vodhi automjetin, 45-vjeçari u largua me të drejt Shkodrës, ku u kap si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu, në cilësinë e materiale u sekuestrua automjeti tip “BMW X5”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi K. Ç.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *