E shtunë, 26 Shtator 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vodhi para nën emrin e Edi Ramës për tërmetin, lihet në burg mashtruesi

Gjykata e Lezhes la sot ne burg 30 vjecarin Arjan Meli, i akuzuar vjedhjen e ndihmave për tërmetin me ane të mashtrimit.

Vetë Meli gjatë seancës gjyqësore nuk ka folur, ndërsa avokati i tij i kërkoi gjykatës që të caktonte një masë të lehtë sigurimi.

 

Sipas avokatit klienti i tij, e ka kryer një veprim të tillë nga shpejtësia dhe padituria, mbi mënyrën e organizimit të mbledhjes së fondeve financiare.

 

Por prokurori kërkoi burg, duke argumentuar se Arjan Meli kishte ngritur një skeme mashtrimi me qëllim për të përvetësuar shuma parash, duke shfrytëzuar fatkeqësinë natyrore të tërmetit.

 

Arjan Meli u arrestua me 28 nëntor pasi u zbulua se përdorte profilin e tij në facebook me emrin “Rilindja” për të mashtruar njerëzit të cilëve u kërkonte para ne emrin e Rames.

Vazhdo të lexosh