E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhi nën kërcënimin e thikës në 3 biznese, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili nën kërcënimin e thikës vodhi xhirot ditore në 3 subjekte (2 njësi të një kompanie telefonike dhe 1 dyqan).

Në pranga ka rënë shtetasi I. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën me vete, shuma e parave të vjedhura dhe mjeti prerës.

Reklamë

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025.

Policia po punon për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë