Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim 17 vjeçarin me iniciale K.N, pasi vodhi bizhi në një argjendari.

 

Policia bën me dije se i riu është konfrontuar me shitësen, dhe pasi ka marrë bizhutë është larguar me një motor.

 

Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.

 

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

 

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

 

Vijon puna për kapjen e tij.

 

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.