Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Gold”, duke kapur dhe vënë në pranga një 38-vjeçar i cili dyshohet për vjedhje dhe kanosje.
Bëhet fjalë për shtetasin B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë. Ai dyshohet se më 25 mars 2026 vodhi 3 varëse floriri nga një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ngjarjes, 38-vjeçari e ka kanosur pronarin e argjendarisë për të mos kallëzuar dhe më pas është larguar me vrap.
Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/vizionplus.tv





