Subscribe

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Postës Shqiptare në Dibër, Ilir Vaniçi, drejtori i zyrës së shërbimeve të marketingut Xhevdet Doda ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori I tyre Gazmir Hasi, ish-punonjës i shërbimit postar.

 

Këta shtetas kanë kryer në bashkëpunim vjedhje të pensioneve dhe ndihmave ekonomike duke falsifikuar firmat e qytetarëve.

 

Dibër, arrestohet Drejtori i Postës Shqiptare

Policia e Dibrës ka vënë në pranga drejtorin e degës së Postës Shqiptare në Dibër dhe drejtorin e Zyrës së Shërbimeve e Marketingut në këtë degë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Delivery”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

Ilir Vraniçi, 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i degës postare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

Xhevdet Doda, 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut në degën e Postës Shqiptare në Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare Dibër, një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gazmir Hasi, 33 vjeç banues në njësinë administrative Kastriot, ish-punonjës i shërbimit postar në njësinë administrative Kastriot, Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, pasi dyshohet se ka vjedhur masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Shuma e vjedhur kap shifrën e 6 milion lekëve të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *