Katër ish-zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit Spitalor në Tepelene kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë abuzuar me detyrën.

 

Policia bën me dije se  ish-punonjesit e administrates, mes të cilëve janë edhe dy gra, kanë përfituar një shumë të konsiderueshme parash përmes një tenderi fiktiv për pajisjen e spitaleve në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore.

 

Në kuadër të operacionit të koduar “Tenderi” janë vënë në pranga G. A., 35 vjeç, ish-shef finance në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; S. M., 31 vjeç, specialist statistike në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë; A. K., 31 vjeçe ish-juriste në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë) dhe J. S., 30 vjeçe, ish-specialiste e burimeve njerëzore në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë.

 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen F. L., banuese në Selitë, subjekt privat në fushën e “Shërbimeve të konsulencave për ndikimin në mjedis”.

 

Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në vitin 2017 kanë zhvilluar tender fiktiv për pajisjen e spitalit në Tepelenë dhe Memaliaj me leje mjedisore duke përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *