E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vodhën nga marketi kasafortën me miliona para, arrestohen dy persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë në një market në rrugën e Dibrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasaforta” u vunë në pranga shtetasit Rei Syla, 21 vjeç, banues në Pukë, për veprat “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Artur Pashkaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Reklamë

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më datë 21.10.2024, pas mesnate, kanë vjedhur 1 500 000 lekë në kasafortën e një marketi në Rrugën e Dibrës.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e Rei Sylës, shërbimet e Policisë kanë gjetur të groposur 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municionin luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pjesë të parave të dyshuara të vjedhura dhe veshje që autorët kanë përdorur gjatë vjedhjes./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë