E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vidhet kasaforta e mjekut, dy hajdutët morën 15 mijë euro, por u kapën nga policia (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar nga policia  e Tiranës pasi vodhën një kasafortë me 15 mijë euro.

Kasaforta u grabit  në shtëpinë e mjekut, Dritan Alushani. Siç shihet edhe nga pamjet, dy autorët Arbnor Xhimaj dhe Lejdjan Gjoka, pasi marrin kasafortën nga shtëpia e mjekut nxitojnë ta vendosin në automjetin e tyre pa i vënë re kamerat e sigurisë.

Reklamë

Të dy ata rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje dhe njëri prej tyre aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, po për vjedhje.

Ndërkohë policia ka  sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët për të realizuar vjedhjen.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë