E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vodhën energjinë, 50 të arrestuar

Këto janë disa prej sahateve me lidhje te paligjshme përmes te cilave disa biznese vidhnin prej kohesh energjinë elektrike ne qytetin e Burrelit. Një aksion blic i punonjësve te OSHEE ne verilindje ka çuar në pranga 50 persona, ndërsa një është shpallur në kërkim. Numri më i lartë i të arrestuarve është në Laç me 38 persona. Në Mat u kapen dy abuzues, në Bulqizë dy, në Dibër 6 dhe në Mirditë janë arrestuar katër pronare biznesesh. Zyrtare te OSHEE bëjnë të ditur se të arrestuarit janë persona qe administronin biznese te ndryshme, të cilët e vidhnin energjinë në forma të ndryshme. Ata përdornin linja të dyfishta, ose dëmtonin kabllin kryesor para hyrjes në aparatin matës. OSHEE thekson se operacioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Më shumë video

Reklamë