Dy persona kanë rënë në pranga, pasi muajin e kaluar, vodhën në 2 kioska në qytetin e Elbasanit, produkte me vlerë 75 000 lekë, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Njëri nga të arrestuarit ishte me precedent për vjedhje.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve me thyerje, në 2 kioska në qytetin e Elbasanit, vjedhje të kryera gjatë muajit mars 2024, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë identifikuar autorët e dyshuar të këtyre rasteve.

Konkretisht, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 31 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. L., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, më datat 17 dhe 19 mars 2024, kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 sëpatë dhe 1 levë metalike, të dyshuara të përdorura për të kryer vjedhjet

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera në të cilat mund të jenë implikuar këta shtetas. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *