E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 24 minuta më parë
Kronikë

Vodhën çantën brenda automjetit, arrestohen tre adoleshentë në Tiranë

Tre adoleshentë janë arrestuar në kryeqytet, pasi dyshohet se janë autorë të një vjedhjeje.

Adoleshentët e moshave 15, 16 dhe 17 vjeç kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën “Vangjel Furxhi”.

Policia ka zbardhur ngjarjen duke identifikuar tre autorët, të cilët u arrestua.

“Gjithashtu, nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve të mitur të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një çantë në një automjet, në rrugën “Vangjel Furxhi”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë