E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vodhën Benz-in, arrestohen tre të rinjtë në Berat

Ilustrim · Vizion Plus

Policia e Beratit ka vënë në pranga tre persona,  pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur  një makinë të tipit Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë.

 

Sipas policisë, të arrestuarit janë A.L, 24 vjeç, S.H, 27 vjeç, si dhe L.H, 22 vjeç. Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe të motiveve, që çuan tre të rinjtë në vjedhjen e makinën në lagjen “Çlirim” në Çorovodë.

 

Të rinjtë kanë vjedhur mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.S, 22 vjeç, banues në Çorovodë. Mjeti i vjedhur u gjet në një pikë skrapi në lagjen “Uznovë” dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh