Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj të cilët akuzohet se kanë grabitur 9 objekte në harkun kohor të tre muajve.

 

Arrestimi i tyre është bere ne kuadër te operacioni “Star 2”.

 

 

Sipas uniformave blu të rinjtë janë Y. Sh. 19-vjeç dhe Y. D. 23-vjeç, që të dy nga Tirana.

 

Vjedhjet e dokumentuara të tyre prej policisë.

 

1- Më datë 06.12.2016, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamerë dhe një DVD-player.

2- Më datë 09.12.2016, në rrugën “Migjeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkoolike.

3- Më datë 12.12.2016, në rrugën “Bektash Kozeli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.

4- Më datë 24.12.2016, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.

5- Më datë 31.01.2017, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.

6- Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varëse.

7- Më datë 06.02.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.

8- Më datë 26.02.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një laptop.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *