Subscribe

Kete te hëne skadon afati per shpalljen e zgjedhjeve lokale ne Maqedoni. Kodi Zgjedhor parashikon qe kreu i parlamentit ta beje një gje te tille 70 dite përpara mbajtjes se tyre, por kuvendi maqedonas nuk është mbledhur dhe as është zgjedhur kryetari.

 

Mbajtja e zgjedhjeve lokale është ne pikëpyetje, ndërsa nga partia e Nikolla Gruevskit theksohet se ato duhet te mbahen njëkohësisht me zgjedhje te reja parlamentare.

 

VMRO-DPMNE vazhdon te kundërshtoje platformën e partive shqiptare, qe sipas saj është hartuar ne Tirane. Ne nje interviste per televizionin kroat “HRT” Gruevski ka përsëritur se platforma çon ne nje shtet binacional.

 

 

 

“Nga kriza mund te dilet ne dy mënyra. Njëra është që të mbahen zgjedhje të parakohshme në muajin maj së bashku me zgjedhjet lokale, në të cilat Zaev do të dale me platformën, dhe mënyra e dytë është që Zaev të pranoje ofertën e VMRO-DPMNE-së, të heq dorë nga platforma dhe qeveria do te ketë përkrahjen e VMRO-DPMNE-së”

 

Gruevski thekson se pranimi i nje platforme ne kundërshtim me Kushtetutën është grusht shteti.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *