E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

VMRO kundër Gjuhës Shqipe: U shkel Kushtetuta

Qeveria e Maqedonisë i dha dritën jeshile ligjit për gjuhën shqipe por ky vendim ka shkaktuar reagimin e ashpër të opozitës. VMRO, vlerëson se propozimi qe zyrtarizon përdorimin e shqipes si gjuhe e dyte është në kundërshtim me Kushtetutën.

 

“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore, të cilin e propozouan Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj bie ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së Maqedonisë. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim një ligj që bie ndesh me Kushtetutën.”

 

Reklamë

Antonio Milloshoski tha se partia e tij ka paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore se Zaev është një marionetë që nuk mbron interesat nacionale të Maqedonisë, dhe se po I shet ato përmes platformës së Tiranës. Miratimi nga qeveria i projektligjit te Gjuhës ishte pjese e marrëveshjes mes partnereve shqiptare dhe atyre maqedonas ne koalicionin qeverisës. Drafti pritet te kaloje shume shpejte ne parlament.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë