E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VMRO kërcënon Xhaferrin e Zaev

Ilustrim · Vizion Plus

Zemërimi i VMRO-DPMNE ndaj ligjit të gjuhëve vazhdon të shkaktojë tensione në politikën maqedonase. Opozita kërcënon se shpallja e tij në Fletoren Zyrtare, pa nënshkrimin e Presidentit Ivanov, do të ndiqet me padi penale ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

 

Përmes një deklarate për mediat, VMRO-DPMNE thekson se ligji për gjuhët është miratuar në mënyrë të dhunshme nga ana e shumicës qeverisëse. Përfaqësuesit e opozitës paralajmërojnë se do të sjellë ndarje të tjera në shoqërinë maqedonase, në të gjitha nivelet. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE ka shpërthyer në akuza edhe ndaj kryeministrit Zoran Zaev, duke e quajtur gënjeshtar dhe të padrejtë ndaj qytetarëve maqedonas.

 

“Ky budallallëk duhet të marr fund. Prokuroria duhet të fillojë të merret me kriminelët e vërtetë, numri më i madh i të cilëve për momentin gjenden në Qeveri.”

 

Partia opozitare gjithashtu bëri thirrje që të lirohen deputetët dhe anëtarët që akuzohen për natën e dhunshme të 27 prillit te vitit te kaluar ne ambientet e parlamentit. Ligji i gjuhëve ne Maqedoni mori miratimin e shumicës se ligjvënësve dhe tani firma e presidentit Gjorge Ivanov nuk është detyruese. Kjo do te thotë se ligji mund te hyje ne fuqi edhe nëse kreu i shtetit e refuzon dekretimin e tij.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh