E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 34 minuta më parë
Video · Rajoni

Zaev – Gruevski, “luftë” deklaratash

Lideri i LSDM, Zoran Zaev premton se një nga prioritetet e qeverisë së re maqedonase do të jetë reforma në gjyqësor. Në një intervistë për Radion Europa e Lirë ai deklaroi se nevojitet një sistem i pavarur.

 

“Premtuam pezullim të organeve të gjyqësorit dhe rizgjedhje të tyre, ku politikanët do t’i heqin duart  dhe ndikimin e tyre, që të sigurohen ekspertë në pajtim me praktikën më të mirë evropiane, ashtu siç është bërë në shumë vende, të cilat janë afër Bashkimit Evropian, apo të cilat tashmë janë anëtare të Bashkimit Evropian”.

 

Reklamë

Zaev është optimist se deri në fund të majit do të krijohet qeveria e re dhe se nevojitet pajtim kombëtar dhe ndëretnik.

 

“Unë pres që për 10, madje edhe më pak se 10 ditë, t’ia dalim që ta formojmë qeverinë, të cilën do t’ia propozojmë Parlamentit”.

 

Më herët VMRO-DPMNE e quajti kriminel Zaev, që sipas saj ka shkelur kushtetutën dhe hesht e përkrah provokimet me të cilat nis realizimi i Platformës së Tiranës. Kryeparlamentari Talat Xhaferri e ka njoftuar presidentin Ivanov prej disa ditësh se ekziston shumica parlamentare për formimin e qeverisë dhe tashmë pret që kreu i shtetit të mos e vonojë dhënien e mandatit. Por nga Ivanov nuk ka ende asnjë vendim.

 

 

Më shumë video

Reklamë