E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë/ Vodhi një motomjet gjatë natës, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë një 26-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një motomjeti gjatë natës së 22 shkurtit, në lagjen “10 Korriku”.

Falë analizës së kamerave të sigurisë, u identifikua dhe u ndalua shtetasi D. S., banues në Vlorë. Motomjeti i vjedhur u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua si provë materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklamë

Policia:

Vlorë

Vodhi një motomjet gjatë natës, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, motomjeti i vjedhur.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar për vjedhjen e një motori, gjatë natës së datës 22.02.2026, në lagjen “10 Korriku”.

Si rezultat i organizimit të mirë të shërbimeve dhe analizës në dinamikë të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Motomjeti u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë