Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin, një i...

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet...

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja: Ishte i...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit...

Vlorë/ Tre operacione në 24 orë, arrestohen persona me armë, për vjedhje dhe trafik emigrantësh

20 Korrik 10:59

Policia e Vlorës ka finalizuar tre operacione të ndryshme brenda 24 orëve, duke goditur raste të armëmbajtjes pa leje, vjedhjes me dhunë dhe transportimit të personave që synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë.

Si rezultat i operacioneve janë arrestuar tre persona. Njëri prej tyre u kap teksa lëvizte me taksi dhe mbante armë zjarri pa leje, një tjetër dyshohet se dhunoi një punonjës të OShEE-së dhe i vodhi automjetin e kompanisë, ndërsa personi i tretë transportonte pesë shtetas që kishin pengesa për lëvizjen në zonën “Schengen”.

Në kuadër të operacionit “Pasagjeri”, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 26-vjeçarin D. M., banues në Babrru, Tiranë. Gjatë kontrollit të taksisë me të cilën udhëtonte, policia i gjeti një pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën e mbante pa leje.

Ndërkohë, në operacionin “Thirrja”, policia e Delvinës, në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, arrestoi 31-vjeçarin H. Z., banues në fshatin Vanë. Ai dyshohet se kishte dhunuar një punonjës të OShEE-së për t’i marrë automjetin e kompanisë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një armë e ftohtë (thikë).

Operacioni i tretë, i koduar “Barriera”, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, pranë pikës kufitare Qafë Botë. Në pranga ra 30-vjeçari M. Q., banues në Belsh, pasi transportonte me një automjet tip “Volkswagen” pesë shtetas, katër nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilët synonin të kalonin ilegalisht në Greqi për shkak të pengesave për lëvizjen në zonën “Schengen”.

Policia bëri të ditur se gjatë operacioneve u sekuestruan një pistoletë me krehër dhe fishekë, një thikë dhe automjeti i përdorur për transportin e personave. Materialet procedurale i janë referuar prokurorive për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Vlore

Nga e njëjta kategori

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

më shumë...

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

më shumë...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

6:17

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin...

5:55

Aroma e shtëpisë tregon më shumë nga...

5:49

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin!...

5:29

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë!...

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.