E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vlorë, shpëtohet gomonia me 5 persona në bord

Një gomone me 5 persona në bord ka dhënë sinjalin SOS pasi pësoi një defect në motor.

 

Gjatë dhënies së sinjalit SOS gomonia ndodhej në afërsi të Karaburunit. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë është nisur Policia Kufitare për t’I ardhur në ndihmë mjetit lundrues.

 

Reklamë

Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare njofton se mjeti u gjet rreth orës 14:35 dhe se I është dhënë asistenca e kërkuar nga ana e Policisë Kufitare.

 

Të pesë personat raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë shoqëruar në portin e Vlorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë