Për të dytën ditë me radhë, inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit po vazhdon punën për shembjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në zonën e “pyllit të Sodës” në Vlorë.

 

Aksioni këtë të enjte po zhvillohet në plazhin e vjetër, ku janë shembur dy lokalet e para.

 

Deri më tani nuk ka pasur kundërshtime nga ana e pronarëve, pasi po ndërhyhet fillimisht në objektet e braktisura prej kohësh.

 

Nga zona e Nartës deri në plazhin e vjetër, janë parashikuar që të shemben 40 objekte, tre prej të cilave tashmë janë rrëzuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *